EMRI/ Arrestohet 32-vjeçari në Durrës, një vit më parë kishte tentuar që të kryente një vrasje

Jun 3, 2018 | 11:44
SHPËRNDAJE

Policia në Durrës ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi për të cilin gjykata kishte kërkuar arrest me burg, për një vrasje të mbetur në tentativë një vit më parë.

Bëhet fjalë për shtetasin  Gjergj Shkoza, i cili akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë.

Policia-e-Durresit

Njoftimi i plotë

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”për veprën penale”Vrasje në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë.

Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:

• Gjergj Shkoza 32 vjeç, banues në Durrës.

Në ngarkim të shtetasit të mësipërm Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës kishte vendosur masën e sigurisë” Arrest me burg” për veprën penale”Vrasje në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë.

Shkoza , më datë 04.12.2017 në lagjen Nr. 18 Durrës ka plagosur me pistoletë shtetasin M.P.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura