EMRI/ Arrestohet 30-vjeçari në Elbasan, ishte në kërkim ndërkombëtar për…

Sep 7, 2018 | 9:26
SHPËRNDAJE

Një 30-vjecar është arrestuar sot, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas një njoftimi nga policia në pranga ka rënë Erilnd Liçenji 30 vjeç, banues në lagjen “Kongresi” Elbasan.

arrestim

 

Njoftimi i plotë i policisë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Kapet një person i shpallur në kërkim kombëtar.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e policisë në Komisariatin e Policisë Elbasan pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim:

• Erilnd Liçenji 30 vjeç, banues në lagjen “Kongresi” Elbasan.

Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka dërguar urdherin mbi ekzekutimin e vendimit penal Nr.22/6 dt.12.01.2016 të Gjykatës së shkallës së Parë Kavajë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale, “Prodhim e shitje e narkotikeve në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283 e 25 të Kodit Penal.

Gjithashtu po për këtë shtetas Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e Vendimit Penal Nr.120 dt.12.02.2014 të Gjykates së Shkallës Parë Durrës, e cila e ka dënuar me 1(një)vit burgim për veprat penale, “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largim nga vendi i aksidentit”, parashikuar nga nenet 290/3 e 273 të Kodit Penal.

Ky shtetas i’u dorzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura