EMRI/ Aksidentoi 6-vjeçaren në bulevardin e Korçës, arrestohet shoferi i Benz-it

Sep 21, 2018 | 11:37
SHPËRNDAJE

Arrestohet drejtuesi i mjetit tip Benz qe aksidentoi nje vajze 6 vjecare ne Korce. Policia ben me dije se ne pranga ka vene shtetasin Petrika Zhidro, 55 vjeç, banues në fshatin Dishnicë-Korçë.

Policia e Korçës, foto ilustruese
Policia e Korçës, foto ilustruese

Njoftimi 

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë kapjen dhe arestimin në flagrancë të shtetasit: Petrika Zhidro, 55 vjeç, banues në fshatin Dishnicë-Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen nr 7, në Bulevard “Fan Noli” në Korçë, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targë KO790A TX, ka aksidentuar shtetasen R.M, 6 vjeçe, banuese në Korçë, e cila po merr ndihmë në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura