EMRI/ Aksidenti i rëndë në Lezhë-Shkodër, identifikohet viktima, policia jep detaje

Nov 9, 2019 | 15:41
SHPËRNDAJE

Një person humbi jetën pasditen e sotme, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Viktima është identifikuar si Zef Stenaj, 61-vjeç, ndërsa sipas policisë, ngjarja ndodhi , tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”.

1

Një automjet me drejtues shtetasin  M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues 61-vjeçari, ku ky i fundit nuk ka mundur t’i shpëtojë përplasjes. Drejtuesi i mjetit është dërguar në komisariatin e Lezhës, ndërsa policia vijon hetimin e ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”,  mjeti me  drejtues shtetasin  M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Z.S., 61 vjeç,banues  në Torovicë, Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit M.Sh.,është shoqeruar në ambjentet e  Komisariatit të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor vazhdon veprimet  në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura