EMRI/ 40 vjeçari përfundon i plagosur në urgjencë por mohon të jetë qëlluar me armë zjarri. Policia zbuloi edhe…

Jul 13, 2020 | 17:49
SHPËRNDAJE

Një 40 vjeçar ka përfunduar i plagosur në pjesën e dorës në urgjencën e spitalit të Laçit dhe pas marrjes së mjekimit është larguar sërish për në banesën e tij.

grabitje-policia

Bëhet fjalë për shtetasin Vasil Rama (Çela), i cili ka mohuar të jetë qëlluar me armë zjarri.

Sipas policise ende nuk është percaktuar se me çfarë është shkaktuat plaga, megjithatë ka dyshime të forta se mund të jetë plagosur me armë zjarri në Fushë Gjormë pasi atje janë gjetur 5 gëzhoja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura