EMRAT+FOTO/ Shkatërrohet banda shqiptare drogës në Itali, kishin trafikuar për dhjetë vite

Dec 6, 2017 | 9:00
SHPËRNDAJE

Një operacion i madh i policisë italiane ka përfunduar me shkatërrimin e një bande droge ku shumë prej anëtare janë shqiptar. Sipas mediave vendase pjesëtaret e grupit janë shqiptare dhe italianë, bandë e cila kishte 10 anëtarë.

3410051_trogu1

Operacioni është zhvilluar disa ditë më parë, dhe është nisur dy vite më parë, por sot janë dhënë informacionet e detajuara për këtë bandë e cila merrej me trafikun e drogës.

Hetimi u quajt “Operacioni Kukulla” për shkak të atij emri të veçantë, “kukull”, me të cilën anëtarët e bandës kriminale thirreshin me njëri tjetrin për të mos rënë së sy të policisë. Hetimi filloi pasi një klient, një biznesmen nga Vicenza, u rrah dhe kërcënoi sepse nuk pagoi borxhin, dhe kishte kërkuar nga policia ndihmë.

Mes të parëve të arrestuar ishin dy burra që banonin në qytet, Fabio Di Maggio, 45 vjeç dhe Massimo Marcello Taverni, 45 vjeç. Ishte ky i fundit që kishte për detyrë të mblidhte paratë e atyre që nuk kishin paguar me metoda frikësuese.

3410051_trogu9

Në krye të piramidës ishte Ahmet Balla, 39 vjeç, kishte ne varësi dy nipër, vëllezër Mario dhe Sabrino Kertusha, respektivisht 26 dhe 23 vjeç: nga ajo që u shfaq detyra e këtij të fundit ishte të shkonte në Spanjë dhe në disa krahina të Lombardisë, për të grumbulluar marihuanë dhe koakain e cila u vendos në tregun e Vicenzës.

Dy gra ishin gjithashtu pjesë e grupit: Gaia Vergani, 22 vjeçare nga Liguria, dhe Nada Blagojeviç, 56 vjeç, boshnjake. Rrjeti gjithashtu kishte pjestarë Dario Gagliardi, 56 vjeç, fillimisht nga Lazio; Salvatore Santonastasio, 30 vjeç, Napolitan dhe Halidou Bandaogo, 57 vjeç, ndonëse roli i kësaj të fundit ishte margjinal.

3410051_trogu10 3410051_trogu9 3410051_trogu4 3410051_trogu5 3410051_trogu1 (1) 3410051_trogu2 3410051_trogu6 3410051_trogu7 3410051_trogu3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura