Emrat/Banda mafioze shqiptare ekzekuton tregtarin e mishit në Itali

Oct 15, 2017 | 15:54
SHPËRNDAJE

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e tre shqiptarëve të akuzuar për vrasjen e tregtarit të mishit Pietro Raccagni.

Raccagni-696x348

Gjykata Supreme vendosi se ankesa e paraqitur prej tre nga katër shqiptarët kundër aktgjykimit të shkallës së dytë ishte e papranueshme.

Ndërsa më tej gjykata ka dhënë dhe masën e dënimit për tre shqiptarët e akuzuar për vrasje. Kështu 16 vite e gjysmë janë dhënë për Ergren Cullhaj, 15 vjet e gjashtë muaj për Vitor Lleshi e Pert Lleshi. Anetari i katërt i grupit, Erion Luli, nuk kishte apeluar dënimin me 14 vjet e 4 muaj, të dhënë nga gjykata.

Të gjithë u akuzuan për vrasje. Banda kishte hyrë në shtëpinë e Pietro Raccagni, pronar i një dyqan mishi në Erbusco, më 7 korrik, 2014, për të kryer vjedhje. Por lidhur me këtë tentativë për grabitje kanë qenë gruaja dhe fëmijët e biznesmenit që i kanë dëgjuar. Tregtari më pas ka zbritur tek dyqani për të parandaluar  grabitjen, por Vitor Lleshi e qëlloi me një shishe në kokë biznesmenin Pietro Raccagni. Nga plagët e marra, tregtari kishte vdekur pas 11 ditësh në Spitalin Civil./Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura