EMRAT/ Zgjerohet lista, kush janë 27 bizneset që u ndalohet të marrin punë publike

May 13, 2022 | 15:43
SHPËRNDAJE

GAZETASHQIPTARE.AL/ Agjencia e Prokurimit Publik ka përditësuar listën e bizneseve të cilat përjashtohen nga pjesëmarrja në tenderat publikë. Përjashtimi nga tenderët publikë i operatorëve ekonomikë mund të bëhet për afate të ndryshme që variojnë nga 3 muaj në 3 vjet dhe kjo bëhet nga APP pas sinjalizimeve që merren. Edhe më herët APP ne përmbledhjen vjetore të aktivitetit të saj ka nënvizuar se shkak për përjashtimet bëhen keqinformimet dhe paraqitja në tender e dokumenteve që përmbajnë të dhëna të rreme, sipas përcaktimeve që bëhen në ligjin respektiv të prokurimeve.

euro-770x433

Në të tjerë raste operatorët mund të jenë përjashtuar pasi kanë keqinformuar për qëllime kualifikimi, autoritetin kontraktor dhe në të tjera shkak është keqinformimi duke paraqitur dokumentacion me të dhëna të rreme për qëllime kualifikimi.

Sa i takon dokumentacionit APP vëren se në të kaluarën keqinformimi është bërë përmes paraqitjes në tender të deklaratës së gjendjes gjyqësore, ku shoqëria ka deklaruar se nuk është dënuar për shkelje penale, keqinformim sa i takon informacionit të dhënë në vetdeklarimin e operatorit ekonomik mbi mosangazhimin e inxhinierëve të stafit të tij apo drejtuesit teknik në kontrata të tjera, keqinformim sa i takon vet deklarimit nga operatori ekonomik se ka paguar detyrimet tatimore, ndërkohë që nga verifikimi i kryer pranë organeve tatimore ka rezultuar se subjekti ka pasur detyrime të papaguara.

Por teksa plotësimi i dokumentacionit teknik-ligjor është njëra anë, zbatimi i kontratës është një tjetër që mund të shërbejë si shkak për përjashtimin kur operatorët nuk përmbushin detyrimet kontraktuale. Zakonisht sipas APP kjo ndodh më shumë në kontrata me vlerë të vogël.

OPERATORËT EKONOMIKË TË PËRJASHTUAR NGAPJESËMARRJA NË PROCEDURAT E PROKURIMIT PUBLIK

Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti Donianna, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me Nipt J62410005G, me seli në Tiranë, përjashtohet – 3 (tre) vjet (duke filluar prej datës 04.11.2019 – 04.11.2022)

Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti “Copier Computer Center” shpk, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NIPT L12120015F, me seli në Tiranë, përjashtohet – 2 (dy) vjet (duke filluar prej datës 25.06.2020-25.06.2022)

Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti “Alfa Cleaning” shpk, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NIPTL11704004S, me seli në Tiranë, përjashtohet – 29 (njëzetenëntë) muaj (duke filluar nga data 02.10.2020-02.03.2023).

Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti “4 S”, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me Nipt L64425401K, me seli në Lushnje, përjashtohet – 1,5 (një vit e gjysmë) vjet (duke filluar prej datës 25.11.2020 – 25.05.2022).

Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti “TIMAK” shpk, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NIPT L62030020B, me seli në Tiranë, përjashtohet – 18 muaj (tetëmbëdhjetë) muaj (duke filluar nga data 12.01.2021-12.07.2022).

Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti “Arlind Dogjani” shpk, Person Fizik, me NIPT L82112047J, me seli në Tiranë, përjashtohet – 18 muaj (tetëmbëdhjetë) muaj (duke filluar nga data 21.01.2021-21.07.2022).

Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër subjekti “Erdis” shpk, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NIPT K71804011J, me seli në Tiranë, përjashtohet – 20 muaj (njëzet) muaj (duke filluar nga data 25.02.2021-25.12.2022).

Operatori ekonomik I regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër “PURAMEDICAL” shpk, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NIPT L71515507M, me seli në Tirane, përjashtohet – 10 (dhjete) muaj e 7 ditë (duke filluar nga data 14.07.2021-21.05.2022).

Operatori ekonomik I regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër “Albania Distribution Chem” shpk, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NIPT L82203011N, përjashtohet – 18 (tetëmbëdhjete) muaj (duke filluar nga data 15.07.2021-15.01.2023).

Operatorie konomik I regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër “Malbertex” shpk, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NIPT K71821009N, përjashtohet – 18 (tetëmbëdhjete) muaj (duke filluar nga data 16.07.2021-16.01.2023).

Operatorie konomik I regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër “Pharma Plus” shpk, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NIPT L61424012N, përjashtohet – 10 (dhjete) muaj (duke filluar nga data 01.09.2021-01.07.2022).

Operatorie konomik I regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër “Victoria Invest” shpk, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NIPT K32712206U, përjashtohet – 10 (dhjete) muaj (duke filluar nga data 14.09.2021-14.07.2022).

Operatorie konomik I regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër “Victoria Invest International” shpk, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NIPT L02712202J, përjashtohet – 10 (dhjete) muaj (duke filluar nga data 14.09.2021-14.07.2022).

Operatorie konomik I regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër “Kombi Invest” shpk, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NIPT K43407402P, përjashtohet – 18 (tetëmbëdhjete) muaj (duke filluar nga data 14.09.2021-14.03.2023).

Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër “Kadra” shpk, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NIPT K31321008J, përjashtohet – 12 (dymbëdhjetë) muaj (duke filluar nga data 26.10.2021-26.10.2022).

Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër “C O L O M B O” shpk, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NIPT J82916489E , përjashtohet – 12 (dymbëdhjetë) muaj (duke filluar nga data 05.11.2021-05.11.2022).

Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër “ALIAJ-79” shpk, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NIPT L47521901E, përjashtohet – 10 (dhjete) muaj (duke filluar nga data 27.01.2022-27.11.2022).

Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër “DAS OIL” shpk, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NIPT L52230020G, përjashtohet – 12(dymbëdhjetë) muaj (duke filluar nga data 31.01.2022-31.01.2023).

Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër “Harmonia” shpk, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NIPT J62903480D , përjashtohet – 18 (tetëmbëdhjete) muaj (duke filluar nga data 04.02.2022 -04.08.2023).

Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër “Paera” shpk, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NIPT L31505034R , përjashtohet – 5 (pese) muaj (duke filluar nga data 08.02.2022-08.07.2022).

Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër “Alcani” shpk, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NIPT J91505006Q , përjashtohet – 10 (dhjetë) muaj(duke filluar nga data 09.02.2022-09.12.2022).

Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër “C O L O M B O” shpk, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NIPT J82916489E , përjashtohet – 10 (dhjetë) muaj (duke filluar nga data 11.02.2022-11.12.2022).

Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër “IT Gjergji Kompjuter” shpk, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NIPT K81503063B , përjashtohet – 5 (pesë) muaj (duke filluar nga data 04.03.2022-04.08.2022).

Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër “XH & Miler” shpk, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NIPT K72105003E, përjashtohet – 5 (pesë) muaj (duke filluar nga data 24.03.2022-24.08.2022).

Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër “Studio Rea-G” shpk, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NIPT L81509036M, përjashtohet – 5 (pesë) muaj (duke filluar nga data 31.03.2022-31.08.2022).

Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër “Euro 2001” shpk, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NIPT K13112202Q, përjashtohet – 24 (njezetekater) muaj (duke filluar nga data 20.04.2022-20.04.2024).

Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër “ Sila ” shpk, Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me NIPT K22518401P, përjashtohet – 18 (tetembedhjete) muaj (duke filluar nga data 20.04.2022-20.10.2023).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura