EMRAT/ Zbardhet vjedhja e Katedrales në Korçë, arrestohen dy autorët

Sep 5, 2018 | 9:12
SHPËRNDAJE

Zbardhet vjedhja e ndodhur në Katedralen e Korçës, ku në ambjentet e brendshme të saj, u vodh një sasi lekësh nga arkat dhe vihen ne pranga dy autoret.

Katedralja Korçë

Policia e Korces ben me dije se ka arrestuar shtetasit  Joan Cigare, 23 vjeç, (i dënuar më parë për “Vjedhje”) dhe Genci Arifi, 42 vjeç, banues në Korçë. Nderkohe qe ka shpallur ne kerkim bashkepunetorin e tyre.

Njoftimi i plote

Policia arreston dy shtetas si autorë të dyshuar, të vjedhjes si dhe shpall në kërkim një shtetas tjetër si bashkëpunëtorin e tyre.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Joan Cigare, 23 vjeç,(i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Genci Arifi, 42 vjeç, banues në Korçë.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.N, 26 vjeç, banues në Korçë.

Pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, dyshohet të jenë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 03.09.2018, ku në Katedralen “Ringjallja e Krishtit” në Korçë, u vodh nga arkat në brendësi të ambjenteve të saj, një sasi lekësh.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura