EMRAT-VIDEO/ “Tuneli” çon në pranga grupin shqiptar të trafikut të kokainës dhe marijuanës. Shihni si dalin të qeshur me pranga

Jul 19, 2019 | 18:47
SHPËRNDAJE

Janë ende në kërkim edhe tre shqiptarë nën akuzat për përfshirjen në trafikun e drogës.

fbd0e18a-80f2-498d-a131-30f0e8ad568d-673x505-640x480

Autoritetet italiane ndërmorën mëngjesin e sotëm një operacion të koduar “Tuneli” duke sekuestruar 40 kg marijuanë.

Lënda narkotike ishte e fshehur në një tunel të vjetër hekurudhor në Bordonaro, pranë shtëpisë së Domenico Pappalardo, një nga të arrestuarit.

Nga operacioni, 12 persona gjithsej u arrestuar, duke goditur kështu një grup kriminal i dedikuar në trafikun e drogës, përfshirë edhe sasi të mëdha kokaine përveç marijuanës.

Në pranga kanë përfunduar edhe shqiptarët Mizafer Binaj,40-vjeç, Ajet Cepaj, 50 vjeç, Rito Mecaj,57-vjeç dhe Ernard Hoxha, 35-vjeç.

Hetimet ndaj grupit nisën pranverën e vitit 2017, gjatë një bisede ku thuhet nëse “peshku është kapur”. Vitin e shkuar, fakte të tjera u mblodhën ndaj grupit në Messina dhe vende të tjera.

Që në fillim të shtatorit 2017, 42 kilogramë marijaune janë konfiskuar brenda tunelit në Bisconte. Pastaj, në nëntor 2017, u kapën më shumë se dy kg e ndarë në dhjetë pako, të cilat u konfiskuan teksa transportoheshin me makinë.

Hetimet janë zhvilluar përmes përgjimeve telefonike dhe mjedisore dhe analizimit të trafikut telefonik.

Një rol të rëndësishëm në grup luante italiani Santino Di Pietro, i cili merrej me shqiptarët si një “person serioz”, kur ka pasur vështirësi në pagesa. Di Pietro, ndërmjetësi, nuk donte të shkatërronte marrëdhëniet dhe konsiderohej një lloj garantuesi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura