EMRAT/ Vala e arrestimeve në Durrës pas tërmetit, kush janë 3 të ndaluarit që akuzohen për vrasje

Dec 14, 2019 | 14:16
SHPËRNDAJE

policia-durres

Tre nga personat e ndaluar sot nga Policia e Shtetit, akuzohen për vrasje. Pas tërmetit të 26 nëntorit, krahas masave drejtoria e Policisë së Shtetit ngriti një grup për hetimin me specialistë për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar nën drejtimin e njësive të posaçme për kryerjen e veprimeve dhe mbledhjen e provave për të vendosur para përgjegjësisë personat e dyshuar.

Sot, ne nje konference per mediat, policia beri me dije se pasi janë kryer një sërë veprimesh, nga marrja e dokumenteve të firmave, bashkive për lejet e ndërtimit, zbatimin dhe supervizimin, marrjen e dokumenteve në hipoteka dhe veprimeve të tjera jane ndaluar 9 persona dhe jane shpallur ne kerkim te tjere persona qe kane ikur jashte shtetit pasi ra termeti.

Sipas Policise, “Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal dhe Avdulla Osmani, 61 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal, akuzohen për veprën penale të vrasjes, me dashje apo ne rrethana te tjera cilesuese.

Mbështetur në provat e administruara në këtë procedim penal është bërë ndalimi i këtyre shtetasve:

1-Arben Isaku, 42 vjeç, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

2-Klajdi Lame, 32 vjeç, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

3-Albrend Qetka, 35 vjeç, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

4-Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i vepres penale “Vrasja me dashje”.

5-Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

6-Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”, ku humbën jetën 2 shtetas, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

7-Avdulla Osmani, 61 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

8-Defrim Celami, 44 vjeç, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës.

9- Nevjana Isufi, 45 vjeçe, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshaur si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura