EMRAT/ U përplas nga një automjet, humb jetën në Spitalin e Traumës 68-vjeçari. Arrestohet shoferi

Dec 15, 2019 | 19:22
SHPËRNDAJE

Një 68-vjeçar ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, pasi nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra si pasojë e një aksidenti.

Viktima i identifikuar si Bujar Xhemollari u përplas nga një automjet tip “Volkswagen” dhe mori dëmtime të shumta, ndërsa u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk arriti të mbijetonte.

c803ef71-2c37-4b68-b332-532d141e4aea

Policia ka vën ënë pranga edhe drejtuesin e mjetit, një 25-vjeçar nga Tirana, të identifikuar si Roland Asllanaj, banues në Laprakë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura