EMRAT/ U kapën me lëndë narkotike, si ranë në gjurmët e policisë dy të rinjtë në Sarandë

Sep 16, 2018 | 12:42
SHPËRNDAJE

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit Alment Bakullati, 27 vjeç, banues në fshatin Shalë, Konispol Klement Domeri, 35 vjeç, banues në fshatin Shalë, Konispol, pasi janë kapur me 33.4 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Seksioni për Krimet, Krimi i Organizuar dhe Krimet e Rënda Sarandë në bashkëpunim më Kufirin dhe Migracionin Sarandë dhe Policinë Greke, kanë bërë të mundur realizimin e këtij operacioni antidrogë.

Lënda narkotike u gjet e ndarë në 6 pako, të cilën shtetasit e mësipërm po e transportonin nga kufiri i gjelbër drejt shtetit Grek pranë vendit të quajtur “Piramida 71/5”.

Operacioni ka nisur dje rreth ores 10.00 të paradites, pas një informacioni të siguruar ne rruge operative nga Drejtues te Komisariatit të Sarandës, Trafikantët janë rrethuar nga anti-droga e këtij qyteti dhe policia kufitare nga ana tjetër.

Eshte njoftuar policia greke e cila ka rrethuar pjesën greke, pasidroga ka qenë tek vija e kufirit.

Trafikantët panë levizjet, fshehën drogën dhe u përpoqën të dilnin në rrugë kryesore, por u neutralizuan dhe u arrestuan.

Klement Domeri ka qenë edhe më parë i arrestuar në Kakavijë, pasi është kapur me 5 kg marijuanë të fshehur në makinë.

Materialet iu derguan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

9fa7d505-7750-43bd-ad4b-2d3959ce8af7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura