EMRAT/ U aksidentua me një “Benz” në Pogradec, ndërron jetë te “Trauma” shtetasja italiane! Arrestohet drejtuesi i automjetit

Sep 19, 2023 | 20:21
SHPËRNDAJE

Shtetasja italiane e cila u aksidentua gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Pogradec-Lin, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku u transportua me helikopter.

KORCE-AKSIDENTI-1-770x414

Gjithashtu mësohet se është arrestuar drejtuesi i mjetit tip “Benz” me të cilin u aksidentua 31-vjeçarja italiane, Elena Radaelli, e cila në momentin e ngjarjes ishte duke udhëtuar me një motomjet.

Sipas burimeve për Panorama TV, bëhet me dije se drejtuesi i “Benzit” që u përfshi në aksident, është shtetasi Artan Bali.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Reagimi i Policisë:

Pogradec-Vihet në pranga drejtuesi i automjetit, i përfshirë në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme, si pasojë e të cilit ndërroi jetë drejtuesja e motomjetit.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e sotme, për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Lin”, pranë fshatit Udënisht, Pogradec, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një motomjet me drejtuese shtetasen italiane E. R., 31 vjeçe, banuese në Milano, Itali, e cila pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e Korçës, u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë.

Nga ana e Policisë po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura