Emrat/ Tre shqiptarët kapen duke trafikuar drogë me vlerën e 500 mijë paundve. Para trupit gjykues, ata…

Sep 22, 2020 | 20:57
SHPËRNDAJE

Tre burra shqiptarë janë arrestuar dhe akuzuar si të përfshirë në një operacion të madh të trafikut të drogës me bazë në Inverclyde. Kanabisi kap vlerën e rreth gjysmë milion euro.

190449293.jpg.gallery

Detajet e çështjes së drogës dolën pasi burrat u shfaqën në bankën e të akuzuarve në Greenock Sheriff Court duke u përballur me akuza të rënda.

Leon Tosku, 42-vjeç, Altion Qosla, 44-vjeç dhe Erion Beqiraj, 35-vjeç, thuhet se kanë vepruar si në Inverclyde ashtu edhe në West Dunbartonshire para arrestimit.

Prokurorët thonë se burrat u kapën duke kryer veprën e pretenduar në disa zona në Clydebank dhe gjetkë.

Oficerët e policisë ndërhynë dhe i arrestuan ata më 10 shtator pas një hetimi mbi aktivitetet e tyre.

Tosku dhe Beqiraj, banues në Clydebank dhe Qosla, nga rrethi londinez Enfield në Angli, nuk kanë bërë asnjë pretendim për akuzat kundër tyre.

Të gjithë burrat u lejuan me kusht, me çështjen kundër tyre që vazhdoi për shqyrtim të mëtejshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura