EMRAT/ Trafikonin drogë nga Holanda në Itali, dënohen me 63 vite burg 4 shqiptarët

Jun 7, 2018 | 10:56
SHPËRNDAJE

Një grup kriminal shqiptar që operonte në Itali, është dënuar sot nga gjykata në Itali. Sipas vendimit të gjykatës, anëtarët e bandës janë dënuar gjithsej me  63 vite burg, pasi akuzoheshin se trafikonin drogën nga Holanda në Itali.

Të dënuarit me orgjinë Shqiptare janë: Alfred Shabani, 43 vjeç, i dënuar me 11 vite burg e 1000 euro gjobë; Lulzim Halili, 37 vjeç, i dënuar me 11 vite burg e 1000 euro gjobë; Valentin Lleshi, 31 vjeç i dënuar me 11 vite burg e 1000 euro gjobë; Gëzim Shoshi, 57 vjeç, i dënuar me 21 vite burg e 1000 euro gjobë.

Po ashtu janë dënuar shofer i automjetit tip TIR me të cilin transportohej lënda narkotike, Mauro Alvise Cauzzo 66 vjeç nga Venecia, i dënuar me 9 vite burg e 35 mijë euro gjobë.

Autoritetet fqinje zbuluan se grupi i shqiptarëve vijnë nga zona e Shkodrës në veri të Shqipërisë dhe thirreshin “malësorë” pasi  flisnin një dialekt të fortë gjë që ka vështirësuar përgjimet ndaj tyre. Kreu i bandës ishte Gëzim Shoshi, i cili merrej me administrimin e parave për blerjen e kokainës në Hollandë, si dhe me shpërndarjen në Lombardi.

Drogën shqiptarët e fusnin në Itali përmes automjeteve të drejtuara nga korrierë të ndryshëm ku mbi çdo pako kokainë ishte e shënuar me gërma emri i qytetit apo zona ku ajo do të shpërndahej.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura