EMRAT/ Tentoi të kalonte mallra kontrabandë nga Rinasi, 26-vjeçari nga Tirana prangos dhe doganierin

Aug 16, 2018 | 11:04
SHPËRNDAJE

Një 26-vjeçar nga Tiranë ka rënë në pranga në Rinas, pasi ka tentuar që të kalojë disa mallra kontrabandë.

Bashkë me të është arrestuar dhe doganieri i cili, ka shpërdoruar detyrën, pasi ka lejuar kalimin e mallrave.

rinas

Njoftimi i plotë

Tentoi për të kaluar mallra kontrabandë, arrestohet në flagrancë nga Policia Kufitare e Rinasit.

Në pranga edhe doganieri i pikës doganore të Rinasit për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Nga Specialistët e Seksionit për kontrollin e territorit në Komisariatin e Policisë Rinas, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

– Gerald Keta, 26 vjeç, banues në Tiranë.

– Geron Hoxha, 29 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë doganier në doganën Rinas).

Arrestimi i tyre u bë, pasi shtetasi  Gerald Keta, në doganën Rinas tentoi të kalonte  mallra kontrabandë (veshje) në mënyrë të kundraligjshme, ndërsa shtetasi Geron Hoxha (me detyrë doganier në Rinas), në kundërshtim me ligjin dhe duke keqpërdorur atributet që i jep detyra, ka shërdoruar detyrën duke lejuar që të kalonte mallrat kontrabanë shtetasi i mësipërm.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale “Kontrabandë me mallra të tjerë”, parashikuar nga neni 174/1 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit G. K., dhe për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit G. H.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura