EMRAT/ Kërkuan Nikollën e Veliajn, ja kush shkoi që i bindi të zbrisnin nga vinçi çiftin në Tiranë

Oct 18, 2017 | 9:38
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kërkuan ministren Lindita Nikolla dhe kreun e Bashkisë Erion Veliajn, zbresin nga vinçi pas më shumë se 2 orë çifti në Tiranë.

Pas negociatave me punonjësin e zjarrëfikëses, Ferdinand Saraci dhe Teuta Gjinollari zbriten pasi aty shkuan këshilltarja e ministres së Arsimit, Nikolla dhe një përfaqësuese e Bashkisë së Tiranës.

Çifti i ish-të përndjekurve hipi në vinç që prej orës 07:30 të mëngjesit, teksa ata kishin bërë apel para disa ditësh për ndihmë.

‘Të vijë Veliaj dhe Nikolla’, burrë e grua majë vinçit: Do hidhemi, do vrasim veten

Dy personat, nje burre dhe nje grua, qe kanë hipur në majë të nje vinçi ne nje kantier afer Pallatit te Kulturës në Tiranë dhe kërcënojnë se do të hidhen qe aty dhe do t’i japin fund jetes. Ata kerkojne te vijne aty kryetari i Bashkise se Tiranes, Erjon Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, por pa specifikuar se per cfare i kerkojne.

vinci

Ne vend kane mberritur forca te policise dhe kane nisur negociatata, nderkohe qe eshte shoqeruar per ta marre ne pyetje per me shume detaje nje te aferm te tyre.

 

Policia shoqeroi në komisariat rojen e kantierit, pasi cilesohet përgjegjës që ka lejuar ata te dy te futen brenda rrethimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura