EMRAT/ Të dënuar për vrasje me dashje e të tjera krime, OFL u “troket” në derë 3 të “fortëve” të Tiranës

Nov 24, 2020 | 13:16
SHPËRNDAJE

Tre persona që janë banues në Tiranë kanë rënë sot në “rrejtën” e Operacionit Forca e Ligjit, që u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarim të burimeve të pasurisë.

OFL policia1

Më konkretisht, OFL u ka dërguar formular shtetasve Fabjon Lamja, që ka qenë i dënuar për “vrasje në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë, Fatjon Kodra, i dënuar për “vrasje me dashje në lidhje me një krim tjetër”, dhe Erland Markola i dënuar për “vjedhje me dhunë në bashkëpunim”.

Njoftimi i plotë

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

  1. F. L., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë;
  1. F. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër”;
  1. E. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura