Emrat/ Sillnin mbetje kancerogjene nga Italia, këta janë gjashtë personat e arrestuar. Ka dyshime se…

Feb 20, 2020 | 22:37
SHPËRNDAJE

Një sasi e konsiderueshme amianti po sillej në Shqipëria nga Italia nëpërmjet tragetit të linjës Brindisi-Vlorë.

1582229953_amianti

Gjashtë personat e arrestuar nga policia janë: Kujtim Xhafellari 65 vjeç banues në Vlorë – Zëvendës kapiten i tragetit S.T.DAMIAN.

Arber  Cuni, 28 vjeç, banues në Vlorë – Shoferi i fugonit  tip Iveko, me targe AA 417 SC

A.B, 48 vjeç, banues në Vlorë – Drejtori operativ i një agjencie tragetesh

Festim Tafa, 72 vjeç banues në Tiranë – Kapiteni i tragetit S.T.DAMIAN.

Elisabeta  Cuni, 55 vjeç, banuese në Vlorë, Administratore e firmës së pastrimit “Delfini 1”.

Zamir Kornuzi, 46 vjeç, banues në Vlorë – Pronari i pikës së grumbullimit firma “Kornuzi”.

Sipas policisë, Zamir Kornuzi, pronari i firmës së mbeturinave kishte kontrate për të marrë mbetjet.

Policia e Shtetit bën me dije se është parandaluar futja e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut. “Mbetjet vinin me traget nga Italia në drejtim të portit të Vlorës me destinacion përfundimtar Shqipërinë”, sqaron komunikata, e cila bën me dije se përveç materialit të rrezikshëm është sekuestruar edhe trageti.

Ende nuk dihet destinacioni përfundimtar se ky kryhej groposja e këtyre mbetjeve të rrezikshme që shkaktojnë një sërë kanceresh tek organizmi i njeriut. Ka dyshime se ky trafik është kryer edhe herë të tjera.

Mbetja e rrezikshme e identifikuar paraprakisht nga policia është amianti, një silic që nëse gjendet në formën e pluhurit dhe futet në trupin e njeriut përmes kanaleve të frymëmarrjes, mund të shkaktojë kancer në mushkëri.

Për këtë arsye, amianti apo azbesti është ndaluar të përdoret prej shumë dekadash nëpër botë, por mbetjet e tij gjenden në ndërtesa të ngritura përpara se bota të kuptonte rrezikun që vjen nga kjo lëndë. Trajtimi i azbestit të nxjerrë nga ndërtesat e vjetra sipas procedurave standarde është i kushtueshëm dhe kjo duket se shtyn organizatat kriminale të kërkojnë rrugë të shkurtra të derdhjes së tij në mjedis në mënyrë të fshehtë.

VIDEO/ Sillnin mbetje kancerogjene nga Italia në Vlorë, gjashtë në pranga. Sekuestrohet trageti dhe…Policia jep detaje për operacionin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura