EMRAT/ Si ndodhi aksidenti me dy viktima në Fier, makina humbi kontrollin dhe…

Aug 26, 2018 | 21:24
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur par pak minutash në fshatin Arapaj të Fierit.

Sipas informacioneve papraprake mësohet se makina ka përplasur dy këmbësorë të cilët  kanë ndërruar jetë.

aksidenti fierr

Burime nga policia konfirmojnë  se viktima janë Amarildo dhe Festim Dogani, dyshohet kushërinj me njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve këmbësorët kanë qenë duke ecur në anë të rrugës kur u përplasën nga një makinë, e cila humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke përplasur edhe dy viktimat.

Në atë rrugë mungon ndriçimi dhe mjeti i ka marrë përpara, duke qenë se nuk ka pasur fushëpamje të mirë.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policiësë të cilat po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura