EMRAT/ Shqiptarët e drogës në Spanjë, çfarë kërkoi prokuroria për ta

Jun 20, 2018 | 12:55
SHPËRNDAJE

Afrim Haxhijahja, shqiptari i cilësuar nga hetimet e prokurorisë spanjolle si kreu i një grupi trafikimi në qendër në Pontevedra, rrezikon të dënohet me 8 vite burgim. Sipas mediave lokale, fillimisht, organi i akuzës kërkoi një dënim me 10 vite burgim, por pas bashkëpunimit me autoritet atje, prokuroria kërkoi për shqiptarin një dënim me 7 vite e 6 muaj burgim për trafik droge dhe 6 muaj për falsifikim dokumentesh.

4c69187b-dd16-41cb-a67c-38dea60c7e0e

Në deklaratën e tij, Afrimi inkriminoi vetëm një nga pesë të pandehurit e çështjes, Poio Javier Mosteiro González. Ky i fundit ka mohuar akuzat e përfshirjes në trafik droge, megjithatë për të prokuroria kërkon 17 vite burgim.

I përfshirë në këtë çështje është edhe Esmerald Laçi, një tjetër shqiptar i dënuar nga drejtësia spanjolle me gjashtë vite dhe një ditë burg. Megjithatë, ai ka pranuar marrëveshjen me autoritet spanjolle që të dëbohet në Shqipëri, pasi të kryejë gjysmën e dënimit dhënë nga gjykata.

Sipas hetimeve të prokurorisë, Afrim Haxhijahja dhe Javier Mosteiro sollën sasi të mëdha heroine në Spanjë, që më vonë u shitën në pjesë të ndryshme të rajonit të Galicisë dhe Portugali. Droga, sipas hetimeve, vinte nga Europa Lindore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura