EMRAT/ Shpërthim i fuqishëm në banesë, plagosen bashkëshortët, rëndë gruaja. I biri rrëfen ngjarjen: Mami shkoi të merrte një bombol të re dhe…

Jul 17, 2019 | 12:10
SHPËRNDAJE

Nje shperthim i fuqishem ka ndodhur oret e para te mengjesit te sotem ne nje banese ne Selenice, ku kane mbetur te plagosur pronaret e saj.

Policia ka njoftuar se në orën 05:53, në Selenicë të Vlorës ka marrë flakë një banesë si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi.

fd97795e-e9ab-45dc-8fe7-411c024c73c6

“Panorama” mëson se nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar pronarët e banesës, 49 vjeçari Rexhep Selimi dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare Mimoza Selimi.

Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Nuk ka persona të tjerë të dëmtuar dhe gjithashtu banesa nuk përbën rrezik nga zjarri për banesat e tjera.

300df077-bd3a-4d04-b08a-3a9edf889e97

Djali i çiftit ka treguar e ëma kishte marrë një bombol të re dhe se bombola mund të jetë harruar hapur.

“Më tha kushëriri në orën 1 të natës, më thanë që ka plasur bombola në shtëpi dhe vetëm mami është djegur, ndërsa babi është plagosur. Nuk kam marrë vesh asgjë se si është mami. Ne kishim një bombol të vjetër në shtëpi dhe mami shkoi të merrte një bombol të re dhe nga momenti i montimit mbrëmë në darkë, mund ta ketë harruar edhe hapur” tha djali i çiftit, Muhamet Selimi

Grupi hetimorë po vijon veprimet e mëtejshme proçeduriale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura