EMRAT/ Sherr me mjete të forta, plagoset rëndë 45-vjeçari. Arrestohet autori

Nov 17, 2019 | 21:33
SHPËRNDAJE

Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Elbasan, pas një sherri pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Mësohet se i plagosur nga sherri ka mbetur Ardian Rista,45-vjeç, i cili është dërguar me urgjencë në spital, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

grushta-burg-620x330
Foto ilustrim

Ndërkohë policia ka shoqëruar edhe autorin e plagosjes, të identifikuar si Shpëtim Bajrami.

Nuk dihet ende motivi i sherrit mes këtyre dy personave, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura