EMRAT/ Ranë “në rrjetën” e përgjimeve, Gjykata e Matit merr vendimin për 13 të arrestuarit për drogë

Oct 6, 2022 | 19:09
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme (6 tetor) është marrë vendimi për 13 personat e arrestuar për drogë në 27 janar të këtij viti në Mat.

policia-750x367-1

Ata u prangosën në kuadër të operacionit të koduar “Kepi i Vozajve” dhe sot janë njohur me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Mat.

Sipas News24, bëhet me dije se seanca maratonë ka nisur të premten e kaluar dhe ka përfunduar pasditen e sotme, ku gjykata vendosi të dënojë me 71.6 vite burg 13 të akuzuarit nga prokuroria e Matit.

Prokurori i çështjes Abaz Muça kërkoi nga gjykata dënimin me 73 vite, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar që kishin kërkuar të akuzuarit, masa e dënimit për secilin është ulur me 1/3.

Vepra penale për të cilën ata u dënuan është ajo e “kultivimit të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Kujtojmë se të arrestuarit ishin vendosur në përgjim nga prokuroria që në vitin 2019, ndërsa aksioni për arrestimin e tyre u zhvillua në Mat e Tiranë, me një pjesëmarrje të gjerë të forcave të policisë.

Gjyqtarja e çështjes Suela Lika, pas pretencës së akuzës dhe palës mbrojtëse vendosi:

1 – Gëzim Ali Koleci 7 vite – 4.8 me ulje të 1/3
2 – Vilson Koleci 5.6 vite – 3.8 nga gjykimi shkurtuar
3 – Mehmet Koleci 6 vite, 4 vite burgim nga ulja me 1/3
4 – Idajet Koleci 6 vite, 4 vite me ulje të 1/3
5 – Gestjan Koleci 6 vite, 4 vite burgim nga ulja me 1/3
6 – Albert Koleci 6 vite, 4 nga zbritja e 1/3
7 – Lezan Riza Koleci 5 vite, 3.4 nga zbritja e 1/3
8 – Lezan Dyle Koleci 5 vite, 5 vite kusht (për shkak të moshës)
9 – Agim Koleci 5 vite, 3.4 vite burg nga zbritja e 1/3
10 – Afrim Haspepa 5 vite, 3.4 vite burg nga zbritja e 1/3
11 – Besmir Koleci 5 vite, 3.4 vite burg nga zbritja e 1/3
12 – Rasim Xheçuka 5 vite, 5 vite kusht (për shkak të moshës)
13 – Gazmir Xheçuka 5 vite, 2 vite burg

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura