EMRAT/ PS ndan postet në Kuvend! Kush janë socialistët që u zgjodhën në krye të komisioneve parlamentare, “Ligjet” do i drejtojë…

Sep 10, 2021 | 11:56
SHPËRNDAJE

Partia Socialiste ka vendosur se kush do të jenë drejtuesit e Komisioneve Parlamentare ne Kuvend. Në seancën e parë parlamentare të sesionit të ri do te zgjidhen edhe kryetarët e komisioneve parlamentare.

parlamenti seanca e pare, opozita-Kuvendi

Burime pranë PS thanë se Eduard Shalsi do të jetë kryetar i Komisionit të Ekonomisë. Arben Pëllumbi do të jetë në krye të komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.

Klotilda Bushka Ferhati do të jetë drejtuesja e Komisionit të Ligjeve.

Po ashtu burimet saktesuan se Nasip Naço do të drejtojë Komisionin Parlamentar të Sigurisë si dhe Petro Koçi do të jetë zv.kryetar në Komisionin e Arsimit dhe Medias.

Ndërkaq, Klotilda Spahiu
 do të jetë nënkryetare në Komisionin e Shëndetësisë, kurse Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit të Jashtëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura