Detajet/ Kush i spiunoi 11 kultivuesit e hashashit në Berat. Ja emrat

Aug 27, 2016 | 8:52
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Dalin detaje të tjera nga operacioni antikanabis në Skrapar. Burimet pranë policisë thanë për “News24” se bimët narkotike ishin mbjellë në tokë shtetërore.

Zona ishte vënë nën vëzhgim prej disa javësh, teksa banorët kishin vënë re makina që ngjiteshin në zonën pyjore dhe kishin lajmeruar policine.

Në pranga përfunduan 11 persona, të cilët kultivonin parcela me kanabis dhe mbanin armë për ruajtjen e tyre. Ata po mbahen në paraburgimin e Beratit.

Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Policia e Beratit njofton se gjatë operacionit u sekuestruan armë dhe drogë dhe u asgjësuan 14600 rrënjë bimë narkotike Kanabis Sativa. Operacioni u përqëndrua në fshatin Dobrenjë.

“Arrestimet u bënë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin u kapën  duke kultivuar bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa në parcela të ndryshme. Në këto parcela u gjetën dhe asgjësuan nga forcat e policisë me anë të djegies 14600 rrënjë bimë narkotike. Bimët u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Dobrenjë, Skrapar”- njofton policia.

Te arrestuarit 

  1. Leandro Myrteli, 26 vjeç, banues në Fier
  2. Donald Velo, 20 vjeç, banues në Fier,
  3. Alket Kurti, 34 vjeç, banues në Tiranë,
  4. Sefedin Marku, 24 vjeç, banues në Sarandë,
  5. Lorenc Alikaj, 27 vjeç, Banues në Tepelenëq,
  6. Virion Tushallari, 33 vjeç, banues në Levan,
  7. Redion Hamzaj, 28 vjeç, banues në Fier,
  8. Ilir Omeri, 22 vjeç, banues në Fier,
  9. Fadil Tushallari, 57 vjeç, banues në Levan,
  10. Barjam Cjapi, 23 vjeç, banues në Tepelenë,
  11. Andrea Arixhiu,41 vjeç, banues në Gramsh.

Gjatë kontrollit të ushtrua në kasollet e ngritura në këto parcela u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

  • 140 kg lëndë narkotike marijuanë,
  • si dhe dy armë zjarri të llojit automatik, AK-47.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura