EMRAT/ Portofoli që vodhën te “Uji i Ftohtë” i merr më qafë, prangosen dy vlonjatët. U zbulua se…

Sep 1, 2018 | 10:04
SHPËRNDAJE

Dy persona jane kapur mat ne Vlore, pasi kane vjedhur portofolin e nje shtetasi. Kjo vjedhje ne fakt i fundosi, pasi iu zbulua se para kesaj kishin kryer se paku 4 vjehdje te tjera. Policia e Vlores ben me dije se ka vene ne pranga shtetasit Astrit Lushaj 39 vjeç dhe Stiliano Arizi, 34 vjeç, te dy banues në Vlorë.opolicia-vlore

Njoftimi 

Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen e tyre në flagrancë pasi këta shtetas dyshohet se në lagjen “Ujë i ftohtë” i kanë vjedhur portofolin shtetasit K.B.

Nga hetimet e kryera të policisë, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 4 vjedhjeve të tjera të dokumentuara si më poshtë:

1- Më datë 29.08.2018, është vjedhur banesa e shtetasit I.D, ku është marrë shuma prej 1500 Euro.

2- Më datë 21.08.2018, kanë tentuar t’i vjedhin banesën shtetasit E.D.

3- Më datë 17.08.2018, në banesën e shtetasit B.K, i janë vjedhur 65.000 lekë dhe disa bizhuteri me vlerë.

4- Më datën 05.08.2018, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit A.Ç.

Materialet i janë referuar Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134 dhe 25 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura