EMRAT/ Pension i posaçëm, Rama: Ja kush përfiton. Për këta, sistemimi në shtëpi të reja brenda 15 dhjetorit

Dec 2, 2019 | 9:15
SHPËRNDAJE

Kreu i qeverise, Edi Rama e ka nisur mbledhjen e jashtezakonshme te dites se sotme me listen e emrave te atyre personave te prekur tragjikisht nga termeti, qe do te perfitojne trafjtim financiar per gjithe jeten.

“Sot miratojmë dy projektvendime si fillim për një trajtim të posacëm financiar lidhur me fatkeqët më të mëdhenj në këtë histori që kanë nevojë për një ndihmë me karakter të përhershëm, për të gjithë jetën”- tha ai.

Sipas Rames, si rezultat tragjedisë që u ka shkatërruar familjen dhe për ata që janë në moshë të thyer dhe përvec pensionit të tyre duhet të ndihmohen me një trajtim plus sa tetëfishi i pensionit social dhe i barabartë me pensionin e posaçëm.rama

EMRAT 

Lindita Cara perfiton per gjithe jeten 100 mije leke te reja ne muaj,

Trajtim i vecante financiar per Albert Carën qe merre per gjithe jeten 100 mijë lekë

Aleks Çupi 100 mije leke ne muaj

Albert Lala 100 mijë lekë ne muaj

Denisa Greku 100 mijë lekë në muaj

Marjana Rexhepi 100 mijë lekë të reja në muaj

Femi Vata 100 mijë lekë të reja në muaj

Pranvera Qato dhe më pas trajtim plus pensionit prej 60 mijë lekë në muaj

“Mbrëmë kemi filluar sistemimin e tyre në shtëpi të reja, për të cilat familjet duhet të përfundojë brenda 15 dhjetorit maksimumi. Falenderoj Danjën që po kujdeset personalisht për sistemimin e tyre”- tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura