EMRAT/ Një muaj në përgjim, si u kapën mat dy durrsakët me “Audin” mbushur me drogë (Video)

Sep 7, 2018 | 11:10
SHPËRNDAJE

Dy te rinj nga Durresi jane kapur mat ne Lezhe, pasi transportonin me makine 9 kg marijuane. Policia ben me dije se operacion antidrogë i koduar ” High speed”, u finalizua me sekuestrimin e lendes narkotike dhe arrestimin e dy personave.

arrestimet

Njoftimi i plote 

Operacion antidrogë ” High speed” i ndjekur me metoda proaktive

Sekuestrohen 9 kg lëndë narkotike ” Mariuanë”, 2 shtetas në pranga
Nga specialistët e Seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune hetimore në interval kohor 1 mujor ndjekur me metoda proaktive, u finalizua me sukses operacioni i koduar ” High speed”, ku si rezultat i tij u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Sead Isufaj, 22 vjeç, banues në Durrës

– Sovran Cena, 24 vjeç, banues në Durrës ( i dënuar më parë)

Këta dy shtetas janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur ” Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, me mjetin e tyre tip Audi , në të cilin kishin fshehur në pjesën e përparmë të mjetit, 8 pako me lëndë narkotike “Mariuanë”, të cilat pas peshimit rezultuan 9 kg.

Materialet proçedurale në ngarkim të tyre u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike’ kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/2-25 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura