EMRAT/ Makina ra në greminë, ja kush janë dy viktimat e të plagosurit

Apr 30, 2016 | 17:07
SHPËRNDAJE

Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë mbeten të plagosur rëndë, pasi mjeti me të cilin udhëtonin përfundoj në greminë pranë Liqenit të Shkopetit.Aksidenti1

Aksidenti tragjik ndodhi të shtunën rreth orës 13:30 në rrugën Milot -Burrel,  në vendin e quajtur  tuneli i Shkopetit në dalje, ku një mjet tip “Benz” me targë AA 923 FH  doli  nga rruga.

Në mjet po udhëtonin tre vëllezër dhe kushëriri i tyre banues në Dibër, të cilët punoni si punëtor ndërtimi në Shupenz dhe po ktheheshin për në shtëpi.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur një prej vëllezërve Afrim Rexhepi dhe Fitim Nelku ndërsa dy vëllezërit e tjerë kanë mbetur të plagosur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura