Emrat/ Kush mungoi në festën e PD-së, Bregu: Ftesa për sot ishte formalitet për qokë ndaj Bashës

Dec 12, 2017 | 8:44
SHPËRNDAJE

Besnik Mustafaj, Ridvan Bode, Eduard Selami, Arben Imami, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Genc Ruli e Majlinda Bregu ishin ndër demokratët që munguan sot në festën e PD dhe refuzuan ftesën e kryetarit të partisë për të qenë të pranishëm.

0f636496-9e60-475a-b6b9-195e536eb68e

Bregu ka komentuar vendimin për të mos shkuar kështu:

“Ftesa per sot ishte një formalitet per qoke ndaj Lulzim Bashes dhe unë qoke në shpine timë nuk bej.
Prandaj sot nuk mund te jete dita e bashkimit. Sepse premtimi i sotem per bashkim, gare e reflektim eshte farsa e radhes! Sepse nuk vjen bashkimi, pa marre pergjegjesine e pa reflektuar per ndarjen, fyerjen e demokrateve dhe katandisjen e Shqiperise pas 27 viteve demokraci, pa opozite!
Dhe meqe s’ jam as te themeluesit, as te permbaruesit, zgjodha te mos shkoj”.

breg

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura