Emrat/ Kush janë shqiptarët që torturonin pronarët e banesave në Itali

Feb 9, 2016 | 11:48
SHPËRNDAJE

Publikohen emrat e shqiptarëve të cilët janë vënë në pranga për grabitje të banesave në zonën e Campania dhe Basilicata. Bëhet fjalë për Lefter Xhelekën, Ardit Jakimin dhe Enver Jakimin.

Lefter Xheleka
Lefter Xheleka

Hetimet e zhvilluara në koordinim me Prokurorin Publik të Napolit të Veriut dhe policisë së Casoria, kanë çuar në arrestimin e tre shqiptarëve përgjegjës për disa plaçkitje në vilat e kësaj zone.

Mësohet se banda e grabitësve përbëhet nga tetë persona, por vetëm 3 janë arrestuar.

Enver Jakimi
Enver Jakimi

Makinat e zgjedhura nga të dyshuarit për të lëvizur ishin gjithnjë të zeza, gjithnjë e më të shpejta dhe më pas atyre u instalohej një sistem për të ndryshuar targat.

Ardit Jakimi
Ardit Jakimi

Mediat italiane raportojnë se shqiptarët vepronin kryesisht gjatë natës, dhe fokusi i tyre ishin vilat e izoluara të cilat bastiseshin, por me pronarët e tyre përdorej në të gjitha rastet dhunë.

Viktimat rriheshin dhe torturoheshin nga banditët shqiptarë, dhëmbë të thyera, kërcënime me vdekje. Organizim gati perfekt i bandës, me metodat të cilat i ngjanin arteve marciale.

Shpesh pronarët e banesave mbaheshin peng për minuta të tëra. Në disa raste, ata nuk kishin mëshirë, madje vepronin edhe në prani të fëmijëve. Në një rast hajdutët u përpoqën të vrisnin një nga viktimat për t’u arratisur, por vetëm defekti me armën ka shmangur më të keqen.

Në fund shqiptarët largoheshin me paratë e kasafortave apo bizhuteritë floriri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura