EMRAT/ Kush janë katër administratorët e rinj që do të zëvendësojnë ata të LSI-së

Nov 24, 2017 | 9:59
SHPËRNDAJE

Katër administratorët në njësi të ndryshme administrative janë liruar nga detyra. Konkretisht bëhet fjlaë për: Elez Gjoza, i Njësisë Administrative numër 2, Gentian Arapi i Njësisë Administratijve numër 11, Erjon Xhafa i Njësisë Administrative numër 8 dhe  Refik Velia i Bërzhitës.

veliaj keshilli

Burime për “Panorama” bëjnë me dije  se vendimi ka ardhura pas refuzimit të LSI për projektet e Bashkisë. Të katër adminitratorët janë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Këta administratorë janë zëvëndësuar me: Jonida Doku Administratore e Njësisë Nr. 11, Bujar Xhafa, Administrator i Njësisë Nr8, Florian Pullazi, Administrator i Njësisë Nr.2 dhe Alban Shaba, Administrator i Bërzhitës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura