EMRAT/ Kush janë 4 të arrestuarit e operacionit ‘Morina’, shtohen kontrollet në aksin Kukës-Kalimash. Ja çfarë ka konstatuar Policia

Dec 9, 2021 | 11:03
SHPËRNDAJE

Policia e Kukësit në vijim të operacionit të koduar “Morina”, gjatë 24 orëve të fundit, ka goditur dhe katër raste të tjera të tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shtetasve nga vendet e treta.

Si rezultat, janë arrestuar shtetasit:

Destan Arifaj, banues në Prishtinë.
Ervin Dorzi, banues në Tiranë.
Edison Dorzi, banues në Tiranë.
Erion Tumani, banues në Tiranë.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, Edmond Sulaj, në një deklaratë për mediat dha detaje për operacionin.

“Këta shtetas janë arrestuar në flagrancë, pasi janë kapur  në hyrje të Tunelit të Kalimashit dhe në afërsi të Morinës, në tentativë për t’i kaluar nga kufiri i gjelbër, duke i transportuar me automjetet e tyre, 46 emigrantë të paligjshëm, për t’i kaluar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër, drejt Kosovës, kundrejt fitimit deri në 500 euro për person”, tha drejtori i Policisë.

Sipas tij, strukturat hetimore të Policisë Kukës po bashkëpunojnë me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit dhe po organizohen shërbime të përbashkëta dhe me Policinë Kufitare të Kosovës.

Nderkohe policia e Kukesit ka vene re qe personat që tentojnë të kryejnë këtë veprimtari kriminale, po përdorin rrugëkalime të reja me qëllim shmangien e kontrolleve të Policisë në akset nacionale, ndaj edhe jane shtuar masat dhe kontrollet e akseve diten edhe naten.

“Bazuar dhe në analizën e riskut të bërë gjatë javës së fundit, ku ka rezultuar se personat që tentojnë të kryejnë këtë veprimtari kriminale, po përdorin rrugëkalime të reja me qëllim shmangien e kontrolleve të Policisë në akset nacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, ka organizuar shërbime investigative dhe patrullime, duke përdorur kamerat dhe dylbitë për ditën dhe natën, si dhe kanë instaluar në rrugëkalimet e reja, pajisje speciale që i janë dhuruar Policisë së Shtetit nga policitë partnere, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.
 
Njëkohësisht po bashkëpunohet edhe me Njësinë e Policisë Rrugore për sigurinë e autostradës Milot – Morinë, për të bllokuar mjetet paraprijëse që kontrollojnë rrugën me qëllim shmangien e kontrolleve policore apo të atyre mjeteve që tentojnë të ndryshojnë drejtim kur konstatojnë shërbimet e Policisë në pika kontrolli, në aksin rrugor Kukës – Kalimash”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura