EMRAT/ Kush janë 12 shpërndarësit e drogës që u kapën me dron pas një viti hetim. Zonat ku shitej lënda narkotike

Jun 18, 2021 | 9:30
SHPËRNDAJE

TIRANE – Droni ka qenë aleti më i mirë i Policisë së Tiranës, që finalizoi dje një operacion të suksesshëm antidrogë të koduar “Parku”. Gjatë këtij operacioni të realizuar nga Komisariati nr.2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë, u arrestuan 12 persona dhe 6 të tjerë u shpallën në kërkim.

Nga ana e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, mbi bazën e ankesave të banorëve të zonës së ish-parkut, të cilët shprehnin shqetësimin se ushtrohej aktivitet kriminal në tregtimin e lëndëve narkotike në këtë zonë, me marrjen e informacionit nga strukturat e Hetimit të Komisariatit Policisë Nr. 2 Tiranë, është organizuar puna për dokumentimin ligjor të kësaj veprimtare kriminale dhe në bashkëpunim me Prokurorinë është regjistruar procedimin penal për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

ARRESTIMET

Pas një viti hetimesh të kryera nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Sektorin për Narkotikët dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë bazuar në provat e grumbulluara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Parku”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit ndaj shtetasve:

Deivid Shuaipi, 26 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”;

Farjon Palushi, 27 vjeç,

Jurgen Halitaj, 19 vjeç,

Ismail Gurra, 26 vjeç,

Denard Buci, 20 vjeç,

Josif Ceka, 20 vjeç,

Oltion Doku, 19 vjeç,

F. S., 17 vjeç,

L. D., 17 vjeç,

Fabian Pitani, 22 vjeç dhe

Doris Murati, 23 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim;

A. Ll., 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Po në kuadër të procedimit penal janë shpallur në kërkim shtetasit:

Arnaldo Çiçaj, 27 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”;

Ergest Mema, 22 vjeç,

Redi Palushi, 25 vjeç dhe

Aleksandro Maliqaj, 19 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim;

Frenkli Sorra, 27 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzim krimi”;

R. D., 21 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzim krimi”.

EMRAT

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasit Deivid Shuaipi dhe Arnaldo Çiçaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 06.04.2021, në rrugën “Ndre Mjeda”, i kanë djegur 2 automjete shtetasit Sh. K. Si rezultat i hetimeve të kryera përgjatë një viti, duke përdorur edhe dronë për vëzhgimin e këtyre personave, është bërë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të 22 shtetasve. Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar sasi me lëndë narkotike dhe shuma të ardhura nga shitja e lëndëve narkotike. Këta shtetas e zhvillonin aktivitetin e tyre në zonën ish-parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe në rrugën “Frosina Plaku”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura