EMRAT/ Kokainë në lokalin e natës, në pranga pronarët dhe një vajzë. Në dhomën “private”…

Mar 24, 2018 | 9:59
SHPËRNDAJE

Tre persona jane vene ne pranga ne Fier, me akuzen e shperndarjes se drogave te forta pas nje operacioni antidrogë te koduar “MESNATA”. Policia e Fierit ben me dije se ka sekuestruar 36 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Njoftimi i plote

Nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me FNSH Fier, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar ”MESNATA” ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:

1.Shkëlzen Gjata, 24 vjeç, banues në Drizë, Fier.

2.Mariglen (Renato) Mellaraj, 35 vjeç, banues në Fier.

3.Pranvera Isufaj, 27 vjeçe, banuese në Fier.

Arrestimi i tyre u bë i mundur mbi bazën e informacioneve të mara më parë në rrugë operative se në lokalin ”New York” në lagjen “Apollonia” Fier gjatë një feste ”Party” që do të zhvillohej aty do të shitej lëndë narkotike.

fier droga

Mbi bazën e këtij informacioni, është organizuar puna dhe në bashkëpunim me FNSH Fier, gjatë mesnatës, është shkuar në lokalin ”New York” dhe është ushtruar kontroll personave dhe ambienteve të këtij lokali që ishte në administrim nga shtetasit Shkëlzen Gjata dhe Mariglen Mellaraj.

Nga kontrolli i ushtruar në një dhomë me mbishkrimin ”Private” u gjendën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 36 copë paketime (porcione) me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, një peshore elektronike, një palë gërshërë, një fletore shënimesh etj.

thika

Gjatë kohës së kontrollit fizik të personave që ishin në këtë lokal dhe më konkretisht të shtetases Pranvera Isufaj, në çantën e saj të krahut i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 (dy) thika me teh të përkulshëm të dyshuara si armë të ftohta.

Po kështu shtetasja Pranvera Isufaj ka kundërshtuar hapur veprimet e policisë duke përdorur dhe forcën me veprime aktive e për pasojë ka penguar në kryerjen e detyrës punonjësit e policisë si dhe i ka ofenduar ata.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të shtetasve Shkëlzen Gjata dhe Mariglen Mellaraj për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës” parashikuar nga Nenet 283/2, 285/a dhe 286 të Kodit Penal, dhe ndaj shtetases Pranvera Isufaj për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga Nenet 279 dhe 236/2 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura