Emrat/ Kokainë, kanabis, ekstazi dhe armë, “Shqiponjat” i ngrenë pritë grupit kriminal në urën e vjetër të Bunës

SHPËRNDAJE

Tre të rinj janë arrestuar nga forcat “Shqiponja” pasi janë kapur me lëndë narkotike dhe armë.

77b1a15e-879b-49d2-9772-34813d1df3a6

Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasit, Melson Shaqiri, Eraldo Muça dhe Ervin Vukatana.

Operacioni i koduar “Buna”, bëri të mundur arrestimin e tyre pranë urës së vjetër të lumit të Bunës në qytetin e Shkodrës. Ata po udhëtonin me një automjet tip “Volkswagen”, në momentin e arrestimit, ndërsa policia zhvilloi kontrolle edhe në banesat e tyre.

Njoftimi i Policisë:

67b0dac4-1183-4f8c-ad8a-7c43c03bc15d

 

Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Specialisët për hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër dhe Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se disa të rinj dispononin lëndë narkotike, si dhe në banesa mund të kishin edhe armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar  operacionin policor të koduar “Buna”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– M. Sh., 22 vjeç, banues në Shkodër;

– E. M., 21 vjeç, banues në Shkodër;

– E. V., 31 vjeç, banues në Shkodër.

Si dhe u proçedua në gjendje të lirë shtetasi: B. Q., 23 vjeç banues në Shkodër.

Në vendin e quajtur  “Ura e Vjetër” e Bunës,  Forcat e Posaçme “Shqiponja”,  kanë bërë bllokimin e mjetit tip “Volkswagen”,  më të cilin udhëtonin këta shtetas dhe gjatë kontrollit fizik të tyre, policia gjeti në xhepin e xhupit të shtetasit M. Sh., një peshore të vogël elektronike, një qese me një masë kristalore e dyshuar si lëndë narkotike kokainë, dy pilula të dyshuara ekstazi dhe një sasi e dyshuar si lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Operacioni vijoi me kontrollin e banesave të këtyre shtetasve, ku rezultoi se: Në banesën e shtetasit E. V., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri pistoletë, një sasi fishekësh dhe një krehër, ndërsa  në banesën e shtetasit E. M., policia gjeti dhe sekuestroi edhe një sasi tjetër lënde narkotike kanabis.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje armëve  dhe i municionit”.

 

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.