EMRAT/ Kapet në operacionin antikanabis 55-vjeçari në Vlorë, ja të kërkuarit

Nov 21, 2017 | 13:11
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës vijon punën për evidentimin e veprave të ndryshme penale dhe vënien para përgjegjësisë ligjore autorët kryerës të tyre !

Arrestohet një shtetas, pasi është konstatuar me 5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa !

Kapen dhe ndalohen dy shtetas të tjerë të shpallur në kërkim për Vjedhje në bashkëpunim!

Policia Vlorë ka vijuar punën lidhur me evidentimin e veprave të ndryshme penale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore autorët kryerës së tyre, bazuar në këtë kuadër Strukturat Policore kundër narkotikëve në DVP.Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :

Jano Aliaj, 55 vjeç, banues në Brataj,Vlorë.

Këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar nga policia në një depo pranë banesës tre thasë me material bimor në gjendje të thatë me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë 5 kilogram.

Ndërkohë efektivët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës së tyre për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasve :

Ergent Allushaj, 28 vjeç, banues në Vlorë,

Elton Trimi, 23 vjeç, banues në Vlorë,

Për të dy shtetasit e mësipërm Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, i ka dënuar me Vendimin Penal Nr.661 datë 03.12.2015, për veprën penale ”Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme proceduriale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura