EMRAT/ Kapen të rinjtë që tentuan t’i grabisin 10 milion lekë kambistit

May 1, 2016 | 18:36
SHPËRNDAJE

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në kuadër të operacionit “Skafandra”, ndaluan dy shtetas akuzuar për “vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”, mbetur në tentativë.

Në pranga ranë 31-vjeçari Marian Gjonpalaj dhe Albert Gjonpalaj, ky që shihni në foton me poshte, 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Albert Gjonpalaj
Albert Gjonpalaj

Ata akuzohen sepse më datë 7 prill të këtij viti, në rrugën dytësore “Llazi Miho” pranë një banke të nivelit të dytë, kanë tentuar t’i vjedhin shtetasit E. A., një shumë monetare rreth 10 milionë lekë.

Bëhet fjalë për një kambist i cili sapo kishte dalë nga banka ku kishte tërhequr edhe sasinë e parave. Në këtë kohë, dy të rinjtë i janë afruar dhe kanë tentuar ta grabisin, por pa mundur të arrijnë qëllimin e tyre. Ata janë larguar në drejtim të paditur, deri sot, kur ranë në prangat e policisë, 23 ditë më pas.

Sipas njoftimit zyrtar policore, materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë e kryer në bashkëpunim” e mbetur në tentative parashikuar nga Neni 139, 25 dhe 22 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura