EMRAT/ Kapen dy persona të shpallur në kërkim, ja pse akuzohen

Nov 21, 2018 | 9:04
SHPËRNDAJE

Dy persona te kerkuar ne Lushnje dhe Fier jane vene ne pranga. Policia ben me dije se ka arrestuar shtetasit Enea Hyseni, 19 vjeç, banues në Fier dhe Fation Ahmetaj, 32 vjeç, banues në Fier. Te dy keta persona ishin të shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”.

Policia-e-Fierit

Njoftimi 

*Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

•Enea Hyseni, 19 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.
*Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

•Fation Ahmetaj, 32 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura