EMRAT/ Kush janë 16 prokurorët e Krimeve të Rënda që do përballen me Vetingun

Sep 20, 2018 | 9:21
SHPËRNDAJE

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar se është hedhur shorti për listën e pestë të përparësisë, që do të kalojë në filtrat e vetingut.

vetting-770x440

Kështu, në këtë listë prej 36 subjektesh, bien në sy se 16 prej tyre janë prokurorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Pjesa tjetër e listës përbëhet nga gjyqtarë Apelesh, kryesisht të Tiranës dhe rretheve.

“Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 ‘Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, të pikës 11 të nenit 3 dhe të  pikës 4 të nenit 6 të ‘Rregullores për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit’, listës me vendim nr. 45 të datës 11.09.2018 të Komisionit, më 17 shtator 2018 janë  shortuar dhe kanë filluar procedurat e rivlerësimit për  subjektet e rivlerësimit, si më poshtë”, shkruan një njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Prokurorët që do t’i nënshtrohen vetingut janë: Elisabeta Imeraj, aktu- alisht e komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës, si edhe Ened Nakuçi që ka në  dorë dosjen “Shullazi”. Gjithashtu, përmendim edhe  Vladimir Marën që është prokuror në dosjen “Tahiri”  dhe prokurorë të tjerë të Krimeve të Rënda.

LISTA E PROKUROREVE TE KRIMEVE TE RENDA NE VETING

1.Arenc Çela
2. Olsian Çela
3. Behar Dibra
4. Njazi Seferi
5. Ened Nakuçi
6. Elisabeta Imeraj
7. Përparim Kulluri
8. Doloreza Musabelliu

9. Eugen Beci
10. Klodian Braho
11. Edvin Kondili
12. Blerim Tominaj
13. Vladimir Mara
14. Manjola Kajana
15. Pranvera Hoxha
16. Sonila Muhametaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura