EMRAT/ Identifikohen italianët që u aksidentuan sot në Sarandë. Ishin burrë e grua

Aug 24, 2018 | 15:35
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një turiste italiane humbi jetën ndërsa motori në të cilën udhëtonte me një tjetër shtetas italian u përplasen me një makinë.

Personat e përfshirë në aksident ishin me banim në Genova. Sipas informacioneve  viktimat janë identifikuar nga policia si Maria Sedda, 64 vjeçe, ndërsa i plagosuri është shtetasi Giuseppe Sciutto 65 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit të Sarandës.

Aksidentohet çifti italian me motor, gruaja vdes në vend. Rëndë burri. Policia jep detajet: Ja cilët janë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Sarandë – Butrint, në fund të Kanalit të Çukës. Ne aksident eshte perfshire nje cift italian, burre e grua, qe udhetonin me motor dhe jane perplasur me nje automjet sikunder e shihni ne foto.

aksidenti

Gazetarja e Panorama ben me dije se si pasoje e aksidentit ka vdekur ne vend gruaja, nderkohe qe burri eshte derguar ne spital ne gjendje te rende. Mesohet se policia ka bere edhe identifikimin e tyre:
– M.S, 64 vjeçe (viktima)
– G.S, 65 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit të Sarandës.

Informacion paraprak

Më datë 24.08.2018, rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Sarandë – Butrint” në fund të Kanalit të Çukës ka ndodhur një aksident midis një automjeti dhe motori, me pasojë vdekjen e një personi.

Konkretisht në zonën e Hidrovorit, automjeti tip Ford me targa AA 609 UD është përplasur me një motoçikletë tip Piaggio me targa AL 429, ku si pasojë ka humbur jetën një shtetase italiane (pasagjeria e motorit) dhe është plagosur rëndë drejtuesi i këtij motori, të dy shtetas italian me banim në Genova, Itali.

I dëmtuari ndodhet në Urgjencën e Spitalit të Sarandës.

Po punohet për gjeneralitetet e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura