EMRAT/ Grabitja e Katedrales në Korçë, gjykata liron dy të arrestuarit, policia prangos tre të tjerë

Sep 9, 2018 | 13:18
SHPËRNDAJE

Gjykata e Korçës ka liruar sot nga paraburgimi autorët e dyshuar të vjedhjes së Katedrales në qendër të qytetit.

Burime për “Panorama” nga Komisariati i Korçës, konfirmojnë se janë liruar, për mungese provash Joni Cigare dhe Genci Arifi. Arrestimi i tyre erdhi pak orë pas reagimit të klerikëve ortodoksë, por policia e Korçës nuk ka pasur prova te mjaftueshme për autorësinë e vjedhjes dhe dhunimit të Katedrales nga këta persona.

Vjedhja e Katedrales
Vjedhja e Katedrales

Pas lirimit të dy të dyshuarve, prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për 5 persona të tjerë, dy prej të cilëve, vëllezër me precedentë kriminale, për të cilët do të pritet seanca për caktimin e masës se sigurisë, për të parë, nëse provat e grumbulluara nga policia, krijojnë dyshim të arsyeshëm për autorësinë e vjedhjes së objektit të kultit.

38f992a8-f1d2-4194-ba51-2ccf7b1803c5

Grabitja e Katedrales në qendër te qytetit të Korçës,  mbrëmjen e 2 shtatorit, solli reagimin e Mitropolisë së Shenjtë, klerikët e së cilës, e vlerësuan të pamjaftueshme punën e policisë, e cila nuk ka shkuar tek autorët e asnjë objekti kulti të denoncuar si të vjedhur.

Njoftimi i policisë

Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 03.09.2018, që bën fjalë për vjedhjen e një sasie lekësh në Katedralen e qytetit të Korçës, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasve:

  • Ronaldo Berberaj, 18 vjeç,
  • Lorenc Berberaj, 18 vjeç,
  • R.SH, 15 vjeç, banues në Korçë.

Si edhe po punohet për kapjen e shtetasve D.H., 15 vjeç dhe M.T., 14 vjeç, banues në Korçë, bazuar në nenin 134 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura