EMRAT/ Goditet grupi që shpërndante drogë afër shkollave në Tiranë, ja si vepronin

Feb 13, 2018 | 8:59
SHPËRNDAJE

Tre persona jane vene ne pranga, si pjese e nje grupi që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave. Policia ben me dije se ka arrestuar shtetasit Isuf Haka, Jurdjan Kondili dhe Armando Durishti, si dhe ka sekuestruar 68 doza më lëndë narkotike “Cannabis Sativa”.

droga

Njoftimi i plote 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• Isuf Haka, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

• Jurdjan Kondili, 19 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

• Armando Durishti, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale ‘‘Moskallëzimit të krimit dhe përshtatja e lokalit për përdorim droge” parashikuar nga neni 300 dhe 285 /a i Kodit Penal.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë së kundraligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se shtetasit Jurdjan Kondili dhe Isuf Haka në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së vazhdueshme të lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” pranë shkollave 9- vjeçare dhe të mesme, duke përdorur banesën e shtetasit Armando Durishti.

Mbi bazën e këtyre informacioneve është organizuar puna dhe shtetasit e mësipërm janë kapur në flagrancë në rrugën “Frederik Shiroka”, në afërsi të një shkolle, ku gjatë kontrollit fizik shtetasit Isuf Haka iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 10 dozash lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

Gjithashtu gjatë kontrollit në një banesë të marrë me qira nga shtetasi Armando Durishti në rrugën “Frederik Shiroka”, në afërsi të një shkolle iu gjet dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• Një sasi prej 58 (pesëdhjetë e tetë) doza qese farmaceutike brenda së cilës gjendet lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

Materialet proceduriale iu referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, Jurdjan Kondili dhe Isuf Haka për veprën penale të ‘’Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal dhe Armando Durishti i arrestuar në flagrancë për veprën penale të ‘‘Moskallëzimit të krimit dhe Përshtatja e lokalit për përdorim droge ‘’ parashikuar nga neni 300 dhe 285 /a i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura