EMRAT/ Goditet banda e hajdutëve shqiptarë. Bien në pranga katër persona, mes tyre dhe një femër

Jun 15, 2018 | 20:35
SHPËRNDAJE

Policia italiane ka goditur një bandë e cila grabiste apartamnte të ndryshme dhe ishte e përbërë nga 4 anëtarë.

Sipas mediave në vend, anëtarët e bandës janë me orgjinë shqiptare dhe italine.

Banda e specializuar në grabitjen e apartamenteve shpesh i ka kryer aktet e saj edhe në prani të banorëve dhe në javët e fundit kishin grabitur gjashtë herë.

image

Mediat në vend kanë bërë publik dhe emrate e të arrestuarve të cilët janë: Bajram Kabili, Can Hasani, Alfred Vathaj, Manjola Prela, tre të parët të arrestuar në Cittadella, e katërta në Cesenatico.

Banda e niste ditën me vëzhgimin e banesave në mëngjes, duke e kaluar pjesën më të madhe të ditës mes bashkëpatriotëve bashkëpunëtorë e duke u përzier me turistët. Vidhnin pa bërë dallime, duke thyer dritaret, ndërkohë që përdornin mjete transporti të ofruara po nga bashkatdhetarët.

Koka e grupit konsiderohet Can Hasani, organizator i vjedhjeve dhe manaxhues i parave e sendeve të vjedhura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura