Emrat e përfitueve/ Gati kësti i parë dhe i dytë për trashëgimtarët e ish-të përndjekurve

Nov 15, 2017 | 9:45
SHPËRNDAJE

Ministria e Financës ka publikuar dje listën me emrat e ish-të përndjekurve, familjarët e të cilëve kanë gati dëmshpërblimin. Gazeta boton sot emrat 80 përfituesve, dosjet e të cilëve janë shqyrtuar për këstin e parë dhe të dytë. Pagesat do të nisin të kryhen pas dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm.

Kjo do të thotë që trashëgimtarët e të dënuarve që kanë emrin në listë, kanë detyrimin të paraqiten pranë sektorit të pagave dhe dëmshpërblimeve për të plotësuar dosjen.

ish-te-perndjekurit-politik-2016-1

Mbi bazën e ligjit në fuqi, ata duhet të depozitojnë kopje e letërnjoftimit, numër llogarie, certifikatë vdekjeje, certifikatë të trungut familjar, dëshmi trashëgimie dhe prokurë. Pas zerimit të fondit për kategorinë parësore, fokusi është vendosur te trashëgimtarët. Prej disa muajsh, ka nisur procesimi i dy pagesave të para. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Financës janë publikuar edhe emrat e më shumë se 1 mijë të dënuarve, familjarët e të cilëve duhet të përmbyllin dorëzimin e dokumenteve.

Nëse kjo nuk ndodh nga secili prej përfituesve që ka aplikuar, atëherë dosja mbetet e bllokuar.

Financat konfirmojnë se janë jo të pakta rastet që procesi ka stopuar, pikërisht prej kësaj problematike. Këtë vit u adresuan 20 milionë dollarë nga buxheti i shtetit, pjesa dërrmuese e të cilave u përdorë për të dënuarit që jetojnë. Skema e zyrtarizuar me ligjin e ri përcakton që vetëm 30% e fondit të shkojë për trashëgimtarët, pagesat e të cilëve vijojnë, duke qenë se ka ende para në arkë për këtë kategori.

Sakaq, për këstin e tretë ende nuk ka asnjë informacion zyrtar. Gjasat janë që edhe këtë vit, të mos çelet kjo pagesë. Kështu që, ata që i kanë përfituar deri më tani dy këste, për këstin e radhës duhet të presin vitin e ardhshëm.

kestui te perndjekurit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura