Emrat e nënave afgane do të përfshihen në dokumentet e identifikimit të fëmijëve

| 23:10
SHPËRNDAJE
 

Nënave afgane do t’iu përfshihen emrat në dokumentet e identifikimit të fëmijëve të tyre, pas disa vjetëve të fushatave nga mbrojtësit e të drejtat e grave.

0B66EE1D-33EC-47C7-BB78-7C1159E8F6C0_w1023_r1_s

Presidenti afgan, Ashraf Ghani ka kthyer të premten në ligj amendamentin e bërë në Ligjin për Qytetarët.

Ky ndryshim është kërkuar për kohë të gjatë nga aktivistët në shtetin tejet konservator dhe fetar, ku gratë identifikohen në bazë të emrave të familjarëve të tyre burra.

Për burrat, publikimi i emrave të familjareve të tyre gra, është gjë e turpshme.

Deri më tani vetëm emri i babait është paraqitur në dokumentet e identifikimit të fëmijëve.

Sipas dekretit të Ghanit, dokument që është miratuar së fundmi nga parlamenti, emrat e grave do të përfshihen bashkë me të baballarëve në dokumente të identifikimit.

Ky ndryshim vjen pas një fushate të nivelit të lartë nga gratë afgane me thirrjen, Ku është emri im (#WhereIsMyName)

Këto ndryshime janë miratuar ndërkohë që po zhvillohen bisedime për paqe në mes të Qeverisë afgane dhe talibanëve në Katar.

Aktivistë për të drejtat e njeriut kanë ngritur shqetësime se zgjidhja e problemeve politike me këtë grup militant mund të rezultojë me kthim mbrapa në fushën e të drejtave të grave.

Nën regjimin taliban, grave dhe vajzave u është ndaluar shkuarja në punë dhe shkollë. /Rel/

 

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.