Emrat e fotot, burg shqiptarëve që trafikonin drogë e pastronin para

Apr 27, 2016 | 18:30
SHPËRNDAJE

Tre anëtarë të një rrjeti të organizuar kriminal të cilët merreshin me pastrim parash dhe trafik kokaine burgosur me më shumë se 27 vjet në total, pasi u shpallën fajtor nga gjykata në Londër.

Enton Feta (35 vjec) dhe Kastriot Shemaj (42 vjec), të dy shtetas shqiptarë që jetojnë në Enfield, dhe Muhammad Asim (50 vjec) që jeton në Belvedere Road, Londër, u arrestuan nga oficerët e NCA në bashkëpunim me agjencinë policore OCP në Londër.

(nga e majta ne te djathte) Enton Feta, Muhammad Asim, Kastriot Shemaj
(nga e majta ne te djathte) Enton Feta, Muhammad Asim, Kastriot Shemaj

Feta dhe Asim ishin nën vëzhgim kur u takuan me shqiptarin tjetër Shemaj, i cili mbante një çantë shpine të zezë. Vendtakimi në Norëood jugor më 22 shtator 2015. Tre personat u ndaluan teksa po përpiqeshin të largoheshin, ndërsa u arrestuan pasi policia gjeti në çantën e shpinës 99.975 paund.

Ata u akuzuan për pastrim parash, ndërsa mbi shqiptarin Shemaj rëndonte edhe akuza e dokumenteve false të identitetit dhe patentës së shoferit po ashtu false.

Gjatë kontrollit në banesën e shqiptarit Feta, policia gjeti dy fletore në të cilën ai mbante shënim furnizimin dhe mbledhjen e pagesës për sasitë e mëdha të kokainës që shpërndante tek persona të ndryshëm.

Mesazhet e gjetura në shumë telefona që u sekuestruan në banesën e tij, tregonin se Feta mbante kontakte të rregullta me ​​shumë të panjohur, me të cilët ka përdorur fjalë kode për të negociuar shitjen e një njësie e kokaine që kapte vlerën e 31,000 paund.

Mesazhet me tekst, së bashku me transaksionet e detajuara në fletore, treguan se Feta kishte furnizuar me mbi 18 kg kokainë disa persona dhe ai u akuzua për trafik të drogës së klasit A.

Ndërsa të dhënat e telefonave celular të Asim treguan se ai komunikonte me mesazhe me numra të personave që ishin në Dubai, në të cilat kishte detaje të llogarive bankare numrat serial dhe emrat e individëve që merrnin drogën.

Feta, Asim dhe Shemaj i kanë mohuar akuzat në gjykatë, por u shpallën fajtorë për të gjitha akuzat, pas një gjyq që zgjati pesë javë në Gjykatën Blackfriars Croën.

Ata u dënuan më 25 prill të vitit 2016 me 16, 8 dhe 3 vjet e gjysmë burg, përkatësisht Feta, Asim dhe Shemaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura