Emrat e drejtorëve të spitaleve, ish-ministri ironizon: Kush është sëmurë, bën mirë të llullatet në hashash

Nov 20, 2017 | 22:47
SHPËRNDAJE

Lajmin e zgjedhjes se drejtoreve ne spitalet e vendit e ka komentuar edhe ish ministri Ylli Manjani, i cili ne nje koment ne rrjetet sociale, ironizon: “Hashash-shëndetësia më e fortë se kurrë! Natën punon shteti, ditën koncensionarët! Drejtorët punojnë natën e ditën…”

manjani-655x356

REAGIMI I MANJANIT:

Lajm i vonë! Ora 21:30.
—————-
Qeveria ka zgjedhur drejtorin e QSUT; drejtorin e Spitalit të Traumës; dhe drejtorin e Spitalit të Mushkërive!

Emrat e shpallur tani natën, diheshin ditën për diell që do fitonin!

Me këto emra janë dakort edhe Koncensionarët…

Njoftimi duhej bërë natën se ditën mediat e kazanit të shurdhojnë qeverinë!

Hashash-shëndetësia më e fortë se kurrë! Natën punon shteti, ditën koncensionarët! Drejtorët punojnë natën e ditën…

Ndërkohë, kush është sëmurë bën mirë të llullatet në hashash! Është “Dorë me një” për dhimbjet! Të zgjidh çdo hall si me magji.

Natën e mirë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura